Futboll Gossip Sport

“PORTIER GAFASH, POR BURRË “MACHO”/ Ja çfarë thotë modelja e famshme për Loris Karius (FOTO)

Prej dy vitesh portierit gjerman, Loris Karius, nuk po i ndahet makthet e gafave në fushën e blertë. Pas asaj paraqitjeje “horror” në finalen e Championsit të vitit 2018 Real Madrid – Liverpool, 26-vjeçarit nuk gjeti shërim nga kjo sëmundje edhe në aventurën turke, aq sa Besiktasi ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën për të blerë.

Megjithatë, jeta sentimentale “shkon vaj” për Loris, i cili ndihet si në qiellin e shtatë në krahët e modeles Sophia Thomalla, me të cilën është fejuar. Bukuroshja gjermane, e cila është gjithashtu prezantuese dhe aktore filmash, thotë se i pëlqejnë tipat “macho”, si Karius: “Loris, ndonjëherë ma mbyll derën në fytyrë dhe pas dy orësh thotë: ku është Sophia? Këta lloj meshkujsh më pëlqejnë, ja, kështu jam unë.”

Për Sophian, gafat e Loris Karius janë pjesë e lojës, mjafton që ai në shtrat të jetë burri që ajo ka ëndërruar gjithmonë.

Related posts

NUK E DUAN NË EKIP/ Inter gjen zgjidhjen për Alexis Sanchez tek… Bayern Munchen!

Delo.autor

MILAN-NAPOLI/ I mjaftojnë 5 minuta lojë, Elmas ndëshkon “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

“NDARJA” ME MILANIN/ Flet Donnarumma: U largova sepse ambiciet tona ishin të ndryshme dhe…

F.autor

Leave a Comment