Futboll Sport

DEL VIDEO/ Sadio Mane lojtar dhe njeri i madh, ndihmon punonjësin gjatë grumbullimit me Senegalin

Sadio Mane me përulësinë dhe mirësinë e tij vazhdon të prek zemrat e sportdashësve.

Së fundmi Mane ndodhet i grumbulluar me Senegalin për ndeshjet e Kupës së Kombeve në Afrikë. Para dy ditësh ata luajtën me Kongon, ku triumfuan me rezultatin 2-0.

Pikërisht para kësaj ndeshje, sulmuesi i Liverpool bëri një gjest të madh. Pasi zbriti nga autobusi për të hyrë në fushë, 27 vjeçari pa një punonjës që po fuste ujin në stadium.

Menjëherë sapo pa këtë punëtor, futbollisti u kujdes që ta ndihmonte atë, teksa mori dy pako ku ndodheshin shishet me ujë dhe i futi ato brenda për t’i dhënë një ndihmë punëtorit.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

“MË KUJTOHET…”/ Sacchi zbulon anekdotën epike para “El Clasico” me Rijkaard dhe Perez

Delo.autor

Manuel Neuer nuk bind, Bayern ofertë portierit të kombëtares angleze

Sadik.Autor

RRËFEHET WANDA NARA/ Ja çfarë ndodhi: Isha ulur në krah të Marotta, e takova…

Isa.Autor

Leave a Comment