Sport Të tjera

6 MEDALJE NË TURQI/ Calja e Qerimaj shkëlqejnë në turneun e peshëngritjes, shkodrani vendos një rekord

Arritje fantastike nga dy shtangistët shqiptarë, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja në turneun “International Naim Suleymanoglu Tournament, që po mbahet në Turqi.

74880641_1295281217310599_5320780884159234048_o-

Të dy sportistët shqiptarë kanë garuar ditën e sotme, në një turne që është kualifikues edhe për në Olimpiadën e vitit 2020.

Në peshën deri në 73kg, Briken Calja mori plot 3 medalje të argjendta, në shkëputje, shtytje dhe dygarësh. Calja ngriti 146kg në shkëputje, 184kg në shtytje, dhe në dygarësh 330kg, duke u renditur në të tria garat i dyti.

Ndërkohë, në peshën deri në 81kg, Erkand Qerimaj po ashtu mori plot 3 medalje të argjendta. Në shkëputje, shkodrani ngriti 158kg, dhe 193kg në shtytje, për një total prej 351kg në dygarësh. Kjo ishte një peshë rekord për Qerimajn, më e mira e jetës së tij, si dhe rekord kombëtar për Shqipërinë.

qerimaj

PANORAMASPORT.AL

Related posts

INTER PËR ÇMIM “OSCAR”/ Gola dhe fitore rekord, Conte është tashmë më i mirë se “Special One”

Delo.autor

PUNËTORI I PSG “ÇMEND” NEYMAR/ Ja çfarë i thotë brazilianit (VIDEO)

F.autor

TIRANA-LAÇI/ Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitore (FORMACIOENT ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment