Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Dekor fantasik në “Air Albania Stadium”, 21 mijë flamuj kuqezi do valëviten nga…

Përurimi i stadiumit të ri të Tiranës do të jetë një ngjarje e cila do të kujtohet gjatë, ndaj si e tillë duhet që çdo gjë të jetë e bukur për të kënaqur mijërat e tifozëve të pranishëm në “Air Albania Stadium”, por edhe milionat e shqiptarëve që do ta ndjekin takimin Shqipëri-Francë nga tv.

Përveç koncertit festiv që do të moderohet nga Ardit Gjebrea, koreografisë në fushë me 400 fëmijë dhe spektaklit të dritave, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar edhe për dekorin e kësaj sfide, i cili do të jetë i veçantë.

21 mijë flamuj kombëtarë janë shpërndarë nëpër ulëse dhe çdo tifoz do të ketë flamurin e tij për ta valëvitur në çastin kur ekipet do të zbresin në fushë, çka do të krijojë një moment vërtet emocionues në stadium.

Related posts

ËSHTË NË SUPER FORMË/ Elis Bakaj shënon gol SPEKTAKOLAR në Europa Legue (VIDEO)

Isa.Autor

SHIHEJ SI ZËVENDËSUESI I POGBA/ Mesfushori pranë transferimit tek rivalët e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Lëvizja e fundit e mbrojtësit të kombëtares, çfarë po ”gatuhet”?

Sadik.Autor

Leave a Comment