Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Flet piloti Verstappen: Do t’i bëj të djersitin shumë në pistë për të më parakaluar

Max Verstappen, fitues i garës së fundit të zhvilluar në Brazil, mendon se viti 2020 do të jetë i përshtatshëm për të dhe makinën Red Bull të rikthehet kampione e botës. Motori Honda që po përdor makina austriake ka rritur ndjeshëm potencialin dhe ky fundsezon e ka bërë makinën Red Bull protagoniste dhe të shpejtë. Ndaj, piloti holandez është i bindur se sezonin tjetër do të jetë gjithnjë në podium, duke u lëshuar një mesazh rivalëve.

“Mendoj se diferencat në pistë mes Red Bull si dhe Mercedes e Ferrari janë minimale, madje jemi në më të shpejtë në disa pista. Motori Honda ka bërë shumë përparime dhe na jep mundësi të duelojmë me rivalët. Ndaj, vitin tjetër, pres një Red Bull, të shpejtë e kompetitiv, jua garantoj këtë. Kush mendon se do të jemi sërish kalimtarë gabon. Do t’i bëj të djersitin shumë në pistë për të më parakaluar dhe fituar”, u shpreh Max Verstappen.

Related posts

Chelsea i shet në “paketë”, kërkon… milionë euro për Courtois dhe Hazard

Isa.Autor

SHIFRAT E EDIN DZEKO FLASIN VETË/ Krahasohet me Ronaldo Fenomenin

Delo.autor

NJËSOJ SI NË “AIR ALBANA”/ Shtyhet ndeshja në kampionatin italian për vijat e fushës

Delo.autor

Leave a Comment