Formula 1 Sport

“NUK KAM NDËRMEND TË TËRHIQEM”/ Flet piloti britanik Hamilton: Dua që sezonin tjetër të..

“Nuk kam ndërmend të tërhiqem. Po shijoj momentin, por jam në kërkim të stimujve të tjerë për të ardhmen”, u shpreh Lewis Hamilton, pas zërave se mund të tërhiqet në fund të vitit 2020, pasi të përfundojë kontratën që ka me makinën Mercedes.

“Dua që sezonin tjetër të fitoj titullin e 7-të kampion. E urrej veten kur humbas një garë edhe pse jo kaq shumë sa kur isha i ri që nevrikosesha shumë”, u shpreh britaniku, 6 tituj kampionë bote në Formula 1.

Gjithsesi, Hamilton e di mirë se sezonin e ardhshëm do të hasë në një rivalitet më të madh.

“Leclerc dhe Verstappen do të jenë kampionët e ardhshëm të botës, por shpresoj jo vitin tjetër. Janë të rinj dhe pilotojnë mjaft mirë, por përvoja ime mund të bëjë diferencën për t’ia dalë sërish mbanë”, tha Hamilton.

Related posts

50 FITORE E ASNJË HUMBJE NË KARRIERË/ Rikthehet Mayweather, shkon në Japoni për të siguruar sfidën e radhës (VIDEO)

Delo.autor

Nisin bisedimet, Flamurtari synon një ”big” për mesfushën

Sadik.Autor

SITUATË ASPAK E QETË/ Arsenal pa kapiten, “topçinjtë” gati të rikthejnë Granit Xhakën

Delo.autor

Leave a Comment