Futboll Sport

PSG MBROHET NGA REALI/ Përgatit ofertën faraonike për Mbappe

PSG po i druhet sulmeve dhe sinjaleve të Real Madrid-it drejt Kylian Mbappes. Trajneri Zinedine Zidane ka dalë hapur se e do në Madrid kampionin e botës, ndërsa reagimet e tij dhe deklaratat flirtuese nuk i kanë pëlqyer aspak drejtuesve të ekipit francez.
Leonardo ka reaguar kundër madrilenëve, ndërsa ka nisur bisedimet me agjentët e Mbappesë për të rinovuar kontratën. Sulmuesi është i lidhur deri në vitin 2022 me ekipin francez, ndërsa frika se lojtari mund të largohet ka shtyrë PSG për të biseduar për rinovimin e tij.

Klubi do t’i ofrojë një rrogë të çmendur duke kaluar dhe përfitimet e Neymarit, Me rrogën e re, i riu do të bëhet futbollisti më i paguar i ligës dhe një prej më të paguarve në botë. Mbappe është në hall, pasi po joshet shumë dhe nga Reali, pavarësisht se madrilenët i ofrojnë një kontratë me rrogë më të vogël. Rroga aktuale e francezit është 17.5 milionë euro, ndërsa pritet që të kapë shifrën e 40 milionë eurove.

Related posts

REALIZOI DOPIETË NË FITOREN NDAJ BAYERN/ Ylli Mbappe futet në histori. Ja rekordi që vendosi…

Delo.autor

Heynckes: S’ka asnjë shans që Real të marrë Lewandowski-n

Sadik.Autor

JUVENTUS – INTER/ Allegri: Gara për titullin e Serie A është…

Isa.Autor

Leave a Comment