Futboll Kategoria Superiore Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Shtyrja e kampionatit, edhe derbi zhvendoset nga… mesjava

Partizani pas fitores me Laçin ka pushuar në 24 orët në vijim, ku e marta ka qenë një ditë e vështirë për gjithë vendin.

Nga sot pritet të nisë puna për ndeshjen e radhës, ku i pret transferta e Ballshit. Për shkak të fatkeqësisë natyrore që ka përfshirë së fundmi Shqipërinë, që u shoqërua me viktima dhe dëmtime materiale, FSHF ka vendosur që të pezullojë aktivitetet e kësaj fundjave në futbollin shqiptar.

Shtyrja e kampionatit, ku të shtunën ishte planifikuar të luhej me Bylisin, bën që të zhvendoset edhe axhenda e derbit të kryeqytetit. Partizani-Tirana ishte planifikuar të luhej më 5 dhjetor, por tani është e sigurt që ky takim nuk do të luhet në këtë datë, e cila përkonte me ditë të enjte.

Related posts

KORONAVIRUSI TRONDIT REAL MADRID/ Humb jetën nga COVID-19 ish-presidenti i famshëm i klubit… (FOTO)

Delo.autor

Formacionet e ndeshjes: Atalanta – Inter

Sadik.Autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Mendesh shtyn Kristiano Ronaldon të rikthehet te Juventusi

F.autor

Leave a Comment