Futboll Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Shikoni çfarë bëjnë futbollistët e klubit turk në stërvitje (FOTO)

Një tjetër skuadër i është bashkuar solidaritetit për tërmetin e rëndë në Shqipëri ku humbën jetën shumë persona.

Bëhet fjalë për skuadrën turke të Menemensporit, ku aktivizohet portieri shqiptar, Gentian Selmani. Shokët e skuadrës janë mbledhur të gjithë së bashku, duke pozuar me simbolin e shqiponjës, teksa i janë gjendur pranë popullit shqiptar në këtë moment të vështirë.

Natyrisht kjo afërsi e treguar nga klubi e bën portierin të ndihet edhe më i familjarizuar me skuadrën, teksa ka shkruar në “Instagram”:

“Dua te falenderoj skuadren time Menemenspor per solidaritetin e treguar ne termetet qe kane ndodhur keto dite ne vendin tone.

Ngushellimet me te thella per viktimat e kesaj katastrofe. Zoti ju dhente force te kaloni kete traume dhe vuajtje te gjithe atyre qe kane humbur njerezit e zemres. Se bashku jemi me te forte”, shkruan Selmani.

sELMANI

Related posts

E BUJSHME/ Gazetari i ‘’AS’’ zbulon të ardhmen, Messi zgjedh PSG-në. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ E zbuluan që ishte LEZBIKE, familja nxjerr nga “certifikata familjare” atleten E NJOHUR

Isa.Autor

NGA LEGJENDË FUTBOLLI NË SHOFER TAKSIE/ Hakan Shukur: Erdogani më mori të gjithë pasurinë, më jepni një…

Delo.autor

Leave a Comment