Futboll Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Ish-sulmuesi i Romës, Baldieri mbledh ndihma për personat e prekur

Ish-sulmuesi i Romës, Leces, Pisas dhe Avellinos ka vendosur të ndihmojë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai u ka bërë të gjithëve thirrje që të japin ndihmën e tyre me artikuj ushqimorë apo veshje që do t’i dërgohen popullit shqiptar.

Sipas mediave italiane, shumë njerëz të Salentos dhuruan rroba dhe ushqim për personat e goditur nga tërmeti.

“E enjte 28 dhe e Premte 29, ne do të organizojmë mbledhjen e rrobave dhe sendeve elementare që do të dërgohen në Shqipëri.

Kushdo që merr pjesë do t’i ofrohet në mënyrë simbolike një kafe falënderimi në barin tim”, ka shkruar ai në profilin e tij personal.

Një gjest si i Paolo Baldieri sigurisht vlen më shumë se çdo gol i shënuar në karrierën e tij të shkëlqyer.

Related posts

Faza finale e Botërorit do të luhet me top të ri

Sadik.Autor

“SURPRIZUESE”/ Ja si përgjigjet portugezi për rikthimin në “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

19 pikë para Realit në La Liga, Barcelona ka një urim special për fansat

Q.Autor

Leave a Comment