Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Hamilton e mbyll sezonin si kampion, triumfon në Abu Dhabi

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1, gara e fundit sezonale e këtij botërori. Piloti britanik e nisi garën nga vendi i parë pas “pole” që siguroi dje dhe nuk e lëshoi kreun në asnjë xhiro. Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që ashtu si Hamilton bëri një garë të mirë, duke e nisur dhe mbajtur vendin e dytë deri në fund. Në podium u ngjit edhe Charles Leclerc me Ferrari, pozicion që e ruajti gjatë gjithë garës.

Një garë e mërzitshme, monotone, pa parakalime në pistë dhe shumë emocione. I bëri që mund të vlerësohet është Valtteri Bottas, që e nisi garën nga vendet e fundit, pas penalizimit për ndryshimin e motorit dhe e përfundoi atë në vendin e katërt. Zhgënjen Sebastian Vettel, që u klasifikua në vendin e pestë. Gjithsesi, kjo garë ishte më së shumti për statistika, me Lewis Hamilton që është konfirmuar kampion një muaj më parë dhe Mercedes që fitoi titullin për pilot.

Related posts

DE ROSSI SHKËLQEN NË ARGJENTINË/ Debuton me gol për Boca Juniors

Delo.autor

FORMULA 1/ Toto Wolff: Titulli nuk duhet të vendoset nga një kontakt në pistë

Delo.autor

“MOSHËN TIME E TREGOJ ME… GOLA”/ Sulmuesi Dzeko injoron Juventus: S’është më e pathyeshme

Delo.autor

Leave a Comment