Formula 1 Sport

FORMUALI 1/ Flet piloti britanik Hamilton: Të rinjtë le të presin, fitoj pasi kam një makinë ëndrrash

Triumfi në garën e Abu Dhabi, ku dominoi nga xhiro e parë deri tek e fundit, ka mbushur plot krenari pilotin britanik Lewis Hamilton. Ky ishte suksesi i tij nr.84 në karrierë në Formula 1, shifra që ai shpreson t’i përmirësojë edhe vitin e ardhshëm. “Fitoj pasi kam një makinë ëndrrash, një skuadër që punon edhe kur është e para”, tha Hamilton.

“I jam mirënjohës të gjithëve ata që punojnë te Mercedes për këto suksese, që më japin mundësinë të pilotoj një makinë të tillë. Sot ka shumë të rinj që po shkëlqejnë, si Charles Leclerc dhe Max Verstappen. Unë jam krenar që dueloj me gjithë këta të rinj, por me këtë makinë Mercedes që kam vështirë se ata do të më mundin edhe vitin tjetër”, tha Hamilton.

Related posts

HIJA E CONTES/ Deklarata e parë sezonale, GATTUSO sqaron tifozët kuqezinj

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Merr fund makthi për “Kuqezinjtë”, Çekiçi ndëshkon Adorrën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRIA NUK GJEN NGUSHËLLIM/ Ukraina e mund edhe pse Sylvinho luajti me titullarët

F.autor

Leave a Comment