Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË KOMBËTARES/ Flet agjenti i Elseid Hysaj: Nëse nuk është në planet e Napolit, atëherë…

Mario Xhufredi është gjithmonë e më i drejtpërdrejtë me deklaratat e tij. Menaxheri i mbrojtësit Elseid Hysaj ka dalë së fundmi në një deklaratë në mediat italiane, duke komentuar situatën e shkodranit.

mario xhufredi

Ai ka komentuar zgjedhjet që trajneri i napolitanëve bën, duke përfshirë në rolet anësore të mbrojtjes futbollistë jashtë rolit të tyre. “Ndaj Bolonjës do të ishte më mirë që trajneri të kishte aktivizuar Di Lorencon dhe Hysajn, që skuadra të kishte më shumë balanca. Mirëpo, vendos trajneri dhe shohim përpara.

Për Hysajn nuk është vendosur ende asgjë, por nëse Ançeloti nuk e ka në plane dhe vendos ta lërë jashtë, Napoli më mirë ta lërë që të ikë”, ka deklaruar Mario Xhufredi.

Related posts

“SNAJPERI I DERBIT TË KRYEQYTETIT”/ Xhixha: Tirana fiton titullin, dua që “Këpucën e Artë” ta marrë…

Delo.autor

KRYEVEPËR E TIRANËS/ “Bardheblutë” kualifikohen në Champions dhe sfidon Crvena Zvezdës

Delo.autor

Plagosje dhe arrestime, dhuna pllakos futbollin suedez

Sadik.Autor

Leave a Comment