Futboll Kosova Sport

I PAPËRMBAJTSHËM NË KAMPIONATIN TURK/ Vedat Muriqi shënon dopietë në pjesën e parë (VIDEO)

Vedat Muriqi vazhdon të mahnisë në futbollin turk. Bomberi i Kosovës, ka arritur të realizojë dopietë në pjesën e parë në sfidën ndaj Genclerbirligit, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit.

Miqtë arritën të realizonin të parët me anë të Sio në minutën e 9-të, ndërkohë që në minutën e 23-të, ishte radha e goleadorit shqiptar, i cili vendosi baraspeshën me një gjuajtje të saktë brenda zonës, duke i hapur rrugën përmbysjen, teksa në minutën e 32-të, ishte radha e mesfushorit brazilin Luiz Gustavo për të kaluar në avantazh Fenerbahçen.Muriqi nuk u mjaftua vetëm me një gol në fragmentin e parë të lojës, teksa në minutën e 39-të realizoi edhe golin e dytë personal, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-1.

Me dopietën e sotme, Muriqi u ngjit momentalisht në vendin e parë të renditjes së golashënuesve me 9 gola  në 14 ndeshje.

Related posts

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Ronaldo Jr FITON trofeun e parë me JUVENTUSIN (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDALI I PSG-së/ Klubi francez e vendos KOSOVËN si pjesë e territorit SERB (FOTO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Homazhi i Messit për Maradonën fut në sherr dy gjigantët sportivë

Delo.autor

Leave a Comment