Formula 1 Sport

SHTOHET PISTA E RE FORMULA 1/ Ndalesa e tretë e për sezonin 2020 do të jetë në… (FOTO)

Pista e re e Vietnamit për Formula 1 do të jetë gati në fillim të janarit 2020.  Konfirmohet se gara e tretë e sezonit të garave automobilistike do të zhvillohet në shtetin aziatik në data 3-5 prill. Sipas të dhënave të fundit, cirkuiti vietnamez do të ketë gjatësi 5.6 km me shpejtësi maksimale 335 km/h.

vITNAM FORMULA 1

Ndërkohë, struktura e garës do të jetë një ndërthurje mes sektorit të rrugëve të Hanoit dhe sektorit garues të posaçëm, njësoj si posta e Melburnit në Australi.

vIETNAM

Gjatë i seksionit të pit-stopit është 300 m. 2020 do të jetë edicioni i 71-ë i kampionatit botëror i garave automobilistike të Formula 1. Britaniku Luis Hamilton është kampioni i botës në fuqi dhe këtë sezon do të kërkojë të barazojë rekordin e ikonës së makinave Majkëll Shumaker, i cili ka fituar plot 7 tituj kampionë bote.

  

Related posts

E BUJSHME NË FORMULA 1/ Luis Hamilton drejt Ferrarit, brenda dy javësh vendoset e ardhmja

Delo.autor

“VRASJE ME DASHJE”/ Zbardhen detaje të reja, 7 persona akuzohen për vdekjen e Maradonës

Delo.autor

U ARRESTUA NË GJENDJE TË DEHUR/ Alban Hoxha rikthehet në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment