Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE DRAMATIKE NË “NIKO DOVANA”/ “Durrsakët” mposhtin Skënderbeun në frymën e fundit

Teuta arriti një fitore dramatike në frymën e fundit, në shtëpi përballë Skënderbeut, në sfidën e fundit të Kategorisë Superiore në javën e 14-të.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida ishte e ekuilibruar, me të dyja ekipet që nuk u hodhën në aventurë. Pjesa e parë nuk pati shumë raste, edhe pse ekipi i Shkëmbit kërkoi më shumë të gjente golin.

E para u mbyll pa gola, ndërkohë që në fraksionin e dytë ekipet patën një ritëm tjetër. Koliçi në disa raste u bë hero ndaj Vilës apo Vecajt, duke pritur disa topa në limite. Nga ana tjetër, edhe formacioni i Dajës doli disa herë shpejt në kundërsulm, por pa rezultat.

Kur u duk se ndeshja po shkonte drejt një barazimi pa gola, në minutën e 90-të një akrobaci e Lorenco Vilës, që u shoqërua edhe me një devijim të topit, nxorri jashtë loje Koliçin, dhe topi përfundoi në rrjetë.

Durrsakët rikthehen te fitorja pas katër barazimeve, dhe tani e shohin veten në vendin e pestë me 22 pikë. Ndërkohë, rrëshket në vendin e 7-të me 20 pikë Skënderbeu.

Related posts

E BUJSHME/ De Biasi takohet me Dukën, kandidat për stolin e kombëtares

Delo.autor

AJAX-TOTTENHAM/ Holandezët nuk falin, De Light tund rrjetën (VIDEO)

Delo.autor

E pabesueshme: shënon gola sa Messi, por nuk shkon në Botëror!

Sadik.Autor

Leave a Comment