Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Te Mercedes të shqetësuar: Vitin tjetër do të kemi një rival më shumë…

Makina McLaren ishte surpriza e këtij sezoni, teksa u rendit në vendin e katërt për konstruktorë në botërorin 2019 të Formula 1 (pas Mercedes, Ferrari e Red Bull). Një paraqitje e mirë e makinës britanike, që tregoi një rritje të konsiderueshme të potencialit të saj. Një makinë që nga kriza e një viti më parë, ku duelonte për zonën e pikëve, u kthye në një njëvendëshe që duelon për podiumin.

“Ne donim të ngushtonim diferencat me rivalët dhe ia dolëm mbanë. Kjo na jep shpresë për vitin 2020, të duelojmë me më të mirët për fitore”, tha Zak Brown, shefi i makinës McLaren.
Edhe Toto Wolff, shefi i Mercedes, ka deklaruar se makina britanike vitin tjetër do të jetë mes pretendentëve për të fituar disa gara.

”Do të kemi një rival më shumë sezonin tjetër, pasi McLaren ka bërë një paraqitje të mirë këtë vit. Vitin tjetër do të jenë 4 skuadra që mund të fitojnë garën dhe një prej tyre është McLaren. Mendoj se do të jenë shumë afër nesh vitin tjetër, çka shton rivalitetin”, tha Wolff.

Related posts

KA DITËLINDJEN/ Sarri mbush 61 vjeç, ja si e uron klubi i Juventusit

Delo.autor

INVESTIMET E DYSHIMTA/ 500 milionë euro gabime, 9 “dështimet” e Juventusit

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Kosova “zgjohet” vetëm në fund, por nuk mjafton. Greqia mposht “dardanët”

Delo.autor

Leave a Comment