MMA Sport

RIKTHEHET “NOTORIUOUS” NË KAFAZ/ Zbulohet plani sekret i McGregor, synon titullin kampion në këtë peshë

Conor McGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse (në peshën lightweight dhe featherweight) synon të shpallet kampion edhe në peshën “welterweight” (pesha 71-77kg). Përmes një postimi enigmatik, irlandezi konfirmon se synon titullin në këtë Divizion.

Pikërisht më 18 janar, në duelin ndaj Donald Cerrone, irlandezi do të nisë rrugëtimin për titullin kampion në këtë peshë. Titulli në peshën “welter” mbahet nga Kamaru Osman, që e mbrojti gjerdanin pak ditë më parë, në eventin UFC-245.

Irlandezi rikthehet në kafaz pas më shumë se një viti, që nga humbja me Khabib Nurmagomedov dhe kërkon që vitin 2020 të zhvillojë 3 duele. Nuk dihet nëse UFC-ja do t’ia japë McGregor shansin të duelojë për titull në këtë peshë, teksa gjithçka do të varet nga rezultati i duelit me Cerrone.

 

Related posts

PRAPASKENAT E PËRÇARJES/ Ja pse DËSHTOI GJERMANIA në KUPËN E BOTËS 

Isa.Autor

“KËMBA E TRETË E LUKAKUT”/ Erjona Sulejmani sulmon keq “Mediaset”-in

F.autor

THUMBON TRAJNERIN SOLSKJAER/ Mourinho: Son është me shumë fat që babai i tij është një njeri më i mirë sesa…

Delo.autor

Leave a Comment