Futboll Sport

NDËRROI JETË GJATË RRUGËS PËR NË STADIUM/ Tifozët e Schalkes bëjnë gjestin e madh gjatë ndeshjes (FOTO)

Një tifoz 41-vjeçar i Shalke 04 ka ndërruar jetë ditën e djeshme, gjatë kohës kur ishte duke udhëtuar për të ndjekur në stadium ekipin e tij ndaj Volfsburgut.

Një lajm ky shumë i keq për tifozët në stadium, të cilët sapo morën vesh lajmin bënë një gjest të madh.

Gjatë pushimit të pjesëve të para, në altoparlantën e stadiumit u dëgjua lajmi për ndarjen nga jeta të tifozit që ishte nisur për në stadium. Menjëherë pas kësaj, tifozët e Volfsburgut nxorrën një pankartë ku shkruhej: “Prehu në paqe”.

Gjatë gjithë pjesës së dytë, tifozeritë e të dyja skuadrave vendosën që të mos këndonin, por të qëndronin në heshtje, në nder të tifozit të ndarë nga jeta.

Related posts

MERKATO E MILANIT FILLON TË NXEHET/ Maldini piketon 3 emra në Angli

F.autor

VRASJA E GEORGE FLOYD/ Përlotet Michael Jordan: Jam i lënduar dhe i inatosur

Delo.autor

KONFERENCA E PAZAKONTË/ Reja kërkon një lojtar sllovak te Polonia, Berisha bën batuta për veshët

Delo.autor

Leave a Comment