Futboll Seria A Sport

JANARI I ”MALLKUAR”/ Interi duhet të thyejë tabunë pas pauzës

Inter “i çmendur”. Një pseudonim që duhet fshirë me çdo kusht. Kërkesë që Antonio Konte parashtroi që nga dita e parë që u zyrtarizua si trajner i Interit.

Dhe skuadra në këto muaj të parë e ka ndjekur. Në kampionat kanë pasur një vazhdimësi të mahnitshme: 42 pikë nga 51 të disponueshme (e njëjta kuotë me Juventusin), me vetëm 1 humbje dhe 3 barazime në bilanc.

Por në janar do të luhen sfidat “e vërteta” dhe për zikaltrit do shfaqet prova e forcës. Menjëherë pas pauzës, në fakt, Interi i dekadës së fundit ka vuajtur. Nga sezoni 2012-’13, zikaltrit janë rinisur vazhdimisht me frena duke hedhur poshtë thuajse gjithçka të arritur.

Rasti më emblematik është kampionati 2015-’16. Ai i Interit, me Mançinin në stol, ndodhej madje në krye. Pas rikthimit regjistroi edhe një fitore kundër Empolit. Më pas, errësirë… Një rendiment i ndjekur nga skuadra edhe gjatë sezoneve të fundit. Konte është i thirrur në detyrë për të ndryshuar një tjetër trend negativ zikaltër.

Related posts

“LE TË QËNDROJMË TË…”/ CR7 “shkelmon” polemikat me fjalën “United” dhe një foto të kapitenit të vet

Delo.autor

Koulibaly “tradhton” Napolin dhe projekton të ardhmen…

Sadik.Autor

AKUZOI PËR KORRUPSION/ Messi shmang pezullimin para eliminatoreve të Kupës së Botës

Delo.autor

Leave a Comment