Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PËRPLASJET ME TRAJNERIN REJA/ Roshi e thotë troç: Ja çfarë nuk më pëlqen tek ai…

Në një skuadër futbolli, marrëdhënia mes lojtarëve dhe trajnerit nuk është gjithmonë “vaj”. Përplasjet janë të pashmangshme. E te ekipi kombëtar shqiptar, të shpeshta janë konfliktet mes Odise Roshit dhe Edi Rejës.

Episode që sipas futbollistit lindin pasi ai ngacmon shokët e ekipit dhe në syrin e trajnerit duket se nuk është aspak i fokusuar. Megjithatë, në intervistën për “Rtv Ora”, lojtari i Akhmat Grozny ka gjetur kohë edhe për t’i hedhur “kunja” italianit.

“Kam folur shpesh me trajnerin. Ma thotë shpesh këtë. E kam dëgjuar se flet fjalë shumë të mira dhe unë kam respekt për të pasi ka një eksperiencë të madhe në stol. Më ndodh që jam i mërzitur dhe bëj muhabet me ndonjë dhe duket sikur nuk jam i fokusuar. Prandaj e thotë edhe këtë“.

Çfarë e acaron Roshin te Reja? “Ka vetëm një gabim trajneri Reja. Është thjesht që të mos e kalojë vijën sepse gjithmonë arbitri i thotë të futet brenda dhe ai qëndron gjithmonë jashtë (qesh),” tha Roshi.

Related posts

UDHËZUESI I PLOTË I UEFA-S/ Ja si do të mbyllen kampionatet dhe përcaktohen garuesit në Kupat e Europës

Delo.autor

MERKATO/ Barcelona interesohet për Vlahoviç, nëse serbi transferohet në Katalonjë Lewa drejt Milanit

F.autor

FITORJA NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Mesfushori Gueye: Ja pse e kemi patur shumë të lehtë kundër “Qytetarëve”

Delo.autor

Leave a Comment