Formula 1 Të tjera

Red Bull kërcënon Ferrarin e Mercedes: Kujdes nga rivali “i tretë”

Sezoni ri i Botërorit të Formula 1 është në prag dhe mes skuadrave që synojnë të jenë pretendente për titullin kampion është edhe Red Bull. Drejtori sportiv i skuadrës austriake Christian Horner, ka thënë se gjërat kanë shkuar mirë gjatë muajve të dimrit dhe se makina e re do të befasojë të gjithë.

Ndryshe nga sezonet e fundit, ku kemi patur disa vështirësi në start, këtë herë gjërat kanë shkuar sipas planifikimeve, ndaj mezi presim që të zbresim sërish në pistë për të testuar makinën e re. Ne jemi gati, do të shihni që nuk do të jetë vetëm Ferrari e Mercedes për titull, por edhe Red Bull”, tha Horner.

Më tej, shefi i makinës austriake, tha: “Do ta shihni që në testet e para se cila do të jetë forca jonë. Jemi të shpejtë dhe besojmë se Verstappen e Ricciardo do të dinë të përfitojnë nga makina që do t’u japim. Ndryshimet e përgatitura dhe telajo do të jenë arma jonë më e fortë në këtë start”, deklaroi më tej Horner.

Related posts

Zhvilluan një kampionat shumë të mirë, qeveria pret kombëtaren shqiptare

Isa.Autor

Kualifikimi në gjysmëfinalen e Europa League, Martiri: Arritëm objektivin, shohim me optimizëm përpara

Sadik.Autor

Sebastian Vettel gati për garë, ja si e ka quajtur makinën Ferrari

Sadik.Autor

Leave a Comment