Futboll Kategoria Superiore Sport

NGOO NUK MJAFTON/ “Bardheblutë” humbin miqësoren e parë ndaj Alanyaspor

Tirana ka humbur miqësoren e parë në tokën turke, teksa është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Alaniaspori.

Në përgjithësi ishte një ndeshje e qetë nga të dyja ekipet, të cilat studionin njëra-tjetrën me kujdes. Të parët që kaluan në avantazhi ishin turqit, të cilët gjetën golin e parë të ndeshjes me Karaca në minutën e 28’.

Pas kësaj bardheblutë u hodhën në sulm për golin e barazimit, por pa sukses. Pjesa e dytë nisi përsëri e qetë, me të dyja ekipet që kërkonin golin. Ishte Tirana që realizoi, teksa në minutën e 62’, Majkël Ngo realizoi një gol shumë të bukur, pas një aksioni perfekt.

Megjithatë barazimi vazhdoi shumë pak, pasi në minutën e 70, Alaniaspor kaloi përsëri në avantazh, teksa Kampos shënoi një gol shumë të bukur me këmbën e majtë.

Formacioni zyrtar: Bakaj, Doka, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Halili, Muçi. Trajner: Manuel Egbo.

Related posts

Përgatitje “speciale” te Brazili për Botërorin, kush humb topin të këtë kujdes veshin (VIDEO)

Sadik.Autor

BOTËRORI 2018/ Mbyllet pjesa e parë, Rusia kryeson pastër ndaj Arabisë

Sadik.Autor

Renditja e klubeve në Angli, që shpenzuan më shumë për komisione menaxherësh

Isa.Autor

Leave a Comment