Boks Sport

PARASHIKON REVANSHIN NDAJ DEONTAY WILDER/ Zbulon menaxheri i njohur i boksit: Fury superior në çdo drejtim…

Frank Warren, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, ka deklaruar se Tyson Fury do ta fitojë revanshin ndaj Deontay Wilder. Kjo sfidë e dytë mes dy boksierëve do të zhvillohet më 22 shkurt, në Las Vegas e vlefshme për titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë.

Sipas Warren, boksieri britanik është më superior se kampioni i botës në çdo drejtim. “Këto janë duele që mund të zgjidhen edhe nga një rusht i vetëm. Wilder është një boksier i rrezikshëm, por Fury është më superior se ai në çdo drejtim”, u shpreh Warren.

Edhe pse në përballjen e fundit ndaj Otto Wallin boksieri britanik Fury u dëmtua keq në vetull, ai vazhdoi sfidën dhe e fitoi atë. “Tyson është i paparashikueshëm, pasi mund të duelojë dhe përshtatet mjaft mirë ndaj çdo tipi. Kjo është arma e tij më e mirë, që bën diferencën, që as një grusht nuk e hedh dot KO. Këtë gjë Wilder e di mirë”, tha Warren.

“Ndaj, unë parashikoj një fitore të Fury me KO, pasi britaniku është superior në të gjitha drejtimet edhe psikologjikisht”, deklaroi Frank Warren. Sfida e parë mes dy boksierëve u mbyll në barazim.

Related posts

E BUJSHME/ Princi i Arabisë Saudite tenton të blejë klubin e njohur anglez…

Delo.autor

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA/ Mesfushori Wajnaldum: T’u tregojmë të gjithëve se kush jemi

Delo.autor

FLASH MERKATO/ 1 miliard euro klauzolë, Reali blindon Vinicius Jr. PSG lirohet nga Galtier

F.autor

Leave a Comment