Formula 1 Sport

ZJARRET NË AUSTRALI/ Lewis Hamilton dhuron 500 mijë dollarë

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton solidarizohet me nismat për të ndihmuar Australinë të përballet me dëmet nga zjarret që e kanë përfshirë.

Ai deklaroi ditën e sotme se do të dhurojë 500 mijë dollarë në mbështetje të shërbimeve të zjarrëfikses dhe të mbrojtjes së kafshëve.

“Më trishton fakti se 1 milion kafshë kanë ngordhur si pasojë e zjarreve në Australi. Dashuria ime për kafshët nuk është sekret ndaj dua që t’i ndihmojë“ – shkruan Hamilton në një postim në Instagram.

Zjarret kanë djegur më shumë se 6.3 milion hektarë tokë në të gjithë vendin dhe 27 njerëz kanë vdekur.

Në shtetin e Neë South Wales janë shkatërruar rreth 1300 shtëpi.

Related posts

NUK NDALET SUPER YLLI I “LOS BLANCOS”/ Luka Modric mposht sërish Messin, ja trofeu i radhës

Delo.autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Shehi me ndryshime, Memelli rotacion. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Çudit Useini, e kërkon Europën në një tjetër rrugë

Sadik.Autor

Leave a Comment