Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Ferrari zbulon problemin: Humbasim sekonda, aty jemi më të avashtë se rivalët

Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, ka konfirmuar se një nga problemet e evidentuara te makina italiane gjatë vitit të fundit ka qenë ndalesa për ndërrimin e gomave. Jo të gjitha “pit stop” të Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc kanë shkuar ashtu si duhet, me pilotët që kanë humbur sekonda të rëndësishme kur janë rikthyer në pistë.

“Ndalesat tona në bokse nuk kanë qenë shumë të mira. Në disa raste kemi ndaluar mbi 6 sekonda, çka nuk është e pranueshme për një makinë si Ferrari. Nëse duhet të fitosh garën apo titullin duhet të jesh i përkryer në të gjitha drejtimet. Nuk është çështje besimi, por duhet të stërvitemi më shumë. Ky është një ngërç që duhet ta përmirësojmë vitin tjetër”, tha Binotto.

Related posts

ULTRASIT “ZIKALTËR” MBËSHTESIN CONTEN/ Shikoni çfarë bëjnë para zyrave të Inter (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Start “horror”, merr fund aventura e Donadonit në Kinë!

Delo.autor

SFIDA NDAJ GETAFES/ Koeman me dhimbje koke, ka vetëm 5 lojtarë në skuadër

Delo.autor

Leave a Comment