Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Rinovim me shifra të “çmendura”, ja si Mercedes po bind Hamilton të qëndrojë

Pavarësisht zërave që qarkullojnë kohët e fundit në lidhje me të ardhmen e Lewis Hamilton, në lidhje me kalimin e tij te Ferrari, piloti britanik është gati të rinovojë kontratën me Mercedes. Kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni, por makina gjermane synon t’ia rinovojë atë deri në vitin 2022.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Mercedes është gati t’i ofrojë shumën marramendëse prej 90 milionë eurosh për dy sezone (45 milionë për sezon). Një ofertë e jashtëzakonshme, por e domosdoshme për të mbajtur në skuadër 6 herë kampionin e botës në Formula 1.

Mësohet se kjo ofertë ka mbërritur në tavolinën e Hamilton, që pritet të reflektojë për të ardhmen. Gjithçka do të varet nga njëvendëshja që do t’i ofrojë Mercedes, me ndryshimet në rregulloren e garës që do të aplikohen nga viti 2021.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester City mposht Aston Villa-n dhe merr kreun e Premier League

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 15 minutash lojë, Benzema ndëshkon Shakhtarin (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRIA I SHKATOI “TËRMET”/ Polonia zgjedh pasuesin e Santos

F.autor

Leave a Comment