Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ SALAMANCAS/ Zidane i habit të gjithë, lë jashtë katër titullarët…

Real Madridi ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Unionistas de Salamanca, që do të luhet nesër në orën 21:00. Trajneri Zinedine Zidane ka zgjedhur të pushojë disa nga yjet e tij për sfidën e vlefshme për Kupën e Mbretit. Ai nuk ka grumbulluar fare kapitenin Sergio Ramos.

Nuk do të jetë Modric dhe Kroos në mesfushë, ndërsa nuk do të udhëtojë me skuadrën as i riu Rodrygo. Tekniku pritet t’i besojë Areolas në portë, ndërsa Militao dhe Nacho mund ta nisin si titullar, ashtu si James dhe Isco në mesfushë.

Sulmi pritet t’i besohet sërish Jovicit, ndërsa Benzema dhe Bale mund të marrin minuta pas dëmtimeve. Vinicius dhe Brahim kanë shans të artë për të luajtur.

Related posts

LIVE/ Tirana-Laçi, Hoxhallari prek topin me dorë. Kurbinasve iu mohohet një penallti

Delo.autor

SPANJË-GJERMANI/ Të dyja përfaqësueset në “luftë” për vendin e parë në Grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Vetëm 2 mintua lojë, Sanches ndëshkon Serbinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment