Basketball Sport

NBA/ Boston turpëron Lakers, Milwaukee “fluturon” me Giannis

Pothuajse të gjitha ekipet e NBA-së kanë zbritur sot në fushë, teksa janë luajtur 14 nga 15 ndeshjet e mundshme. Boston triumfoi 139-107 ndaj Lakers, një nga ndeshjet më të dobta të ekipit kalifornian këtë sezon edhe pse luajtën të gjithë titullarët (McGee 18 pikë shënuesi më i mirë). Për Boston u dalluan Tatum me 27 pikë si dhe Broën e Walker me nga 20 pikë secili.

Humbet edhe skuadra e Houston (e katërta radhazi), që u mund 112-107 nga Oklahoma. Edhe pse Houston u shkëput deri në 17 pikë (Westbrook realizoi një triple double me 32 pikë, 11 rebound e 12 asist e Harden 29 pikë), kjo nuk mjaftoi. Për Oklahomën u dalluan Chris Paul me 28 pikë e Gallinari me 25 pikë e 13 rebound.

Në Lindje vazhdon të dominojë skuadra e Milwaukee, më e mira aktualisht në NBA. Bucks fituan 111-98 ndaj Chicago, me të zakonshmin Antetokounmpo që realizoi një “triple double” (28 pikë, 14 rebolund e 10 asist). Fiton edhe Utah Jazz, forca e dytë në Perëndim, që mundin 118-88 Indiana (Mitchell 25 pikë), ndërsa kampionët e Toronto mundën 122-117 Atlanta (Powell 27 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Detroit, 106-100

Atlanta – Toronto, 117-122

Brooklyn – Philadelphia, 111-117

Charlotte – Indiana, 83-106

Cleveland – New York, 86-106

Houston – Oklahoma, 107-112

Memphis – New Orleans, 116-126

Miami – Sacramento, 118-113

Milwaukee – Chicago, 111-98

Boston – Lakers, 139-107

Minnesota – Denver, 100-107

Phoenix – San Antonio, 118-120

Utah Jazz – Indiana, 118-88

Portland – Golden State, 129-124

Related posts

Balotelli kthehet në origjinë, ofendon keq gjyqtarët francezë (VIDEO)

Sadik.Autor

OFERTË MILIONERE/ Juve tundon Realin dhe Marcelon

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, shqiptari nga Tropoja në listën e Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment