Ish-kampioni i botës në peshën e mesme, Robert Whittaker, është tërhequr nga eventi UFC-248, që do të zhvillohet më 7 mars në Las Vegas. 29-vjeçari nuk ka asnjë dëmtim apo problem fizik, por ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale.
Whittaker ka vendosur të dhurojë palcën kurrizore për vajzën e tij 1-vjeçare Liliana, që është e sëmurë dhe ka nevojë për një transplant. Kjo do të thotë që kampioni australian do të operohet së shpejti dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë.
Lajmin e ka konfirmuar si sportisti, përmes një postimi në “Instagram” ashtu dhe presidenti i UFC-së, Dana White. Në eventin UFC-248, Whittaker duhej të duelonte ndaj Jared Cannonier, por kjo sfidë tashmë është anulluar.
Një gjest i madh ky i një sportisti kampion, që dhuron palcën e tij kurrizore për vajzën e tij 1-vjeçare. “U kërkoj ndjesë fansave të mi, por nuk mund të dueloj në muajin mars. Kam nevojë të jem pranë familjes, por do të rikthehem. Më e mira do të vijë për mua”, tha Whittaker.