Formula 1 Sport

TRANSFERIMI TEK FORMULA 1/ Fernando Alonso: Nuk do të shkoj te Ferrari, ata kanë investuar tek…

Fernando Alonso ka përjashtuar mundësinë e një transferimi te Ferrari në vitin 2021. Piloti spanjoll, që debuton në garat Rally Dakar 2020, u shpreh se te makina italiane ka ide të qarta për të ardhmen dhe se ai nuk bën pjesë në to.

“Nuk kam biseduar me Ferrarin. Rrugëtimi im i parë me ata ishte shumë i bukur, por nuk është koha për të hipotizuar një rikthim te Ferrari”, u shpreh Alonso.

Spanjolli u shpreh më tej: “Është e qartë që basti i tyre për të ardhmen është Charles Leclerc dhe tek ai kanë investuar gjithçka, ndaj nuk shkoj të bëhem pilot i dytë. Më tej, duhet parë nëse Ferrari do të jetë kompetitiv vitin 2021, me rregullat e reja. Të shohim”.

Related posts

ISH-LOJTARI I MAN UNITED/ ​Rooney: Pogba dhe Lukaku duhet të jenë më të përgjegjshëm

Isa.Autor

NJË “MAL” ME KILOMETRA për miqësore ndaj Shqipërisë, REALI shqetësohet për BALE

Isa.Autor

Kukësi “blindon” mbrojtjen/ Zguro dhe Kotobelli alternativat për krahun e majtë

Sadik.Autor

Leave a Comment