Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-BYLIS/ Të dyja skuadrat synojnë një nga vendet e para në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 16:00, në “Niko Dovana” të Durrësit sfida mes Teutës dhe Bylisit e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Një përballje tepër delikate përballë 2 skuadrave që kanë bërë mjaft mirë këtë sezon dhe synojnë një nga vendet e para të renditjes.

Si Teuta ashtu dhe Bylisi vijnë në këtë përballje pas humbjeve. Teuta u mposht në shtëpi nga Laçi, ndërkohë që ballshiotët humbën në sekondat e fundit ndaj Tiranës.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, në fushën e lojës do të jenë 3 debutues. Kulibali te “Djemtë e Detit” dhe Shkalla e Zuluaga te Bylisi.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, Cyrbja, L. Vila, Kulibali.

BYLIS: Hidi, Ntephe, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Hadroj, Murataj, Bajramaj, Zuluaga, Ndreca, Guindo.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË ME GARETH BALE/ Barnett: Mos e thuaj më nëse do të jesh menaxheri im

Delo.autor

Partizani kërkon suksesin në Kamëz, Laçi pret Luftëtarin

Isa.Autor

Jashtë Guardiola/ Ja 3 finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë nga FIFA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment