Futboll Seria A Sport

“KAM DHËNË GJITHÇKA PËR MILANIN/ Suso publikon mesazh lamtumire: Me ju u bëra burrë!

Mesfushori spanjoll, Suso, e ka publikuar një mesazh lamtumirës për Milanin, pas transferimit në Sevilla. Ai ka shkruar se gjithmonë e ka dashur klubin kuqezi dhe se gjithmonë e ka dhënë maksimumin për ta. Pas pesë vjetëve në qytetin italian, Suso u kthye në Spanjë për ta nisur një sfidë të re në karrierë me Sevillan. Ai tha se është i hutuar nga transferimi, mirëpo e bëri të qartë dashurinë për klubin dhe qytetin, transmeton Gazeta Express.

“Ishte një natë shumë e komplikuar, ishte nata ime e fundit në Milan”, tha ai në një video të postuar në Instagram. Jam pak i hutuar. Unë s’kam kurrë tip që flet shumë, mirëpo gjithmonë e kam dashur shumë Milanin – edhe klubin, edhe qytetin”, ka thënë Suso. “Unë kam dhënë gjithmonë gjithçka nga vetja për ngjyrat e Milanit. Po largohem duke ecur në maja të gishtërinjve, ashtu siç erdha para disa viteve. Kurrë nuk kam pretenduar apo premtuar asgjë, nuk kam ekzagjeruar asgjë”.

“Kam tentuar vetëm ta mbroj fanellën e Milanit. Nganjëherë ia kam arritur qëllimit, nganjëherë jo. Por, gjithmonë kam bërë gjithçka me sinqeritet, me dashuri dhe me përkushtim. Me ju, u bëra burrë”. Pasi e kishte nisur karrierën e tij si futbollist në klubin e vendlindjes Cadiz në Spanjë, Suso iu bashkua akademisë të së rinjve në Liverpool në vitin 2010 dhe e bëri debutimin e tij për ekipin e parë të “Reds” dy vjet më vonë në Ligën e Evropës.

Ai i bëri 21 paraqitje për Liverpoolin – duke e shënuar një gol – para se të dërgohej në formë huazimi në vendlindje te Almeria. Në janar të vitit 2015, Milani e bleu Suson nga Liverpooli. Pasi u përshtat në qytetin italian, Suso u bë titullar i rregullt për klubin në sezonin 2015/16 – duke luajtur në 18 nga 20 ndeshjet e fundit të klubit në Serie A gjatë atij sezoni. Klubi i ri i Susos, Sevilla, tani radhitet në pozitën e tretë në tabelën e La Ligës, mirëpo është prapa liderit, Real Madridit, për tetë pikë.

Related posts

VIDEO/ U transferua në Spanjë, ja çfarë i ndodh Sadikut gjatë stërvitjes së parë

Q.Autor

JEP DISA PËRGJIGJE TË SINQERTA/ Andi Lila “pa doreza”: Ju tregoj lojtarin më të suksesshëm me femrat në Kombëtare

Delo.autor

NJË HAP LARG ZBARKIMIT NË “CAMP NOU”/ Neymar pranon të rikthehet tek Barcelona me…

Delo.autor

Leave a Comment