Basketball Futboll Sport Të tjera

LOT…EMOCIONE… TRISHTIM/ Momenti kur Lakersat nderojnë legjendën Kobe Bryant (VIDEO)

Klubi i Los Anglese Lakers, zhvilloi ndeshjen e parë që pas vdekjes së legjendës së tyre Kobe Bryant, vajës së tij Gianna dhe shtatë personave të tjerë.

Ka qenë një mbrëmje mjaft emocionuese, ku lotët nuk kanë munguar në kujtim të Kobe-t.

Fillimisht, fanellat e tij me numër 8 dhe 24, ishin vendosur në karriget e sallës, për të vazhduar me pjesën tjeter.

Image

Ndërsa violinçelisti, Ben Hong po luante një pjesë nga “Hallelujah” disa tifozë nuk e përmbajtën dot veten dhe shpërthyen në lot, ndërsa disa të tjera thërrisnin emrin e legjendës amerikane

Emocional ishte edhe reagimi i LeBron James, yllit të Lakers, që kishte raporte të veçanta me Kobe Bryant.

Image

E Veja e Kobet, Vanessa Bryant postoi një fotografi në Instagram, ku shfaqeshin dy fanella ajo me numër 2 e Giannas dhe ajo me numër 24 e Kobe-t.

Nuk ka 24 pa 2 ishte mbishkrimi që i vendosi ajo fotos.

Image

Emocionues ishte dhe kur lojtarët po hynin në fushë për të filluar ndeshjen, të gjitha ata nuk u prezantuan me emrat e tyre, por secili prej tyre u thirr KOBE.

Në twiter klubi Lakers shkruante:  “Shtëpia që ndërtoi Kobe”.

Kobe Bryant gjithë karrierën e kaloi te Lakers, duke fituar shumë tituj si me klubin ashtu edhe individual.

Ai me të drejtë konsiderohet si ndër më të mirët në histori të basketbollit.

Image

Për sa i përket ndeshjes Lakersat humbën me rezultatin 119 – 127 ndaj Portland.

Image

Related posts

SFIDA NDAJ EVERTON/ Trajneri Klopp merr lajmin e rëndësishëm para sfidës

Delo.autor

JO VETËM MANCHESTER UNITED/ Ekipi gjerman futet në garë për Zinedin Zidan

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Sulmuesi i njohur i ofrohet Realit të Madridit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment