Futboll Kategoria Superiore Sport

“KANË HARRUAR QË LUAJNË PËR LEGJENDËN”/ Ultras Guerrils thumbojnë sërish skuadrën (FOTO)

Partizani do të përballet ditën e diel në orën 14:00 në transfertë ndaj Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, tifogrupi “Ultras Guerrils” konfirmon se do të jenë të pranishëm në këtë transfertë, për të mbështetur skuadrën e kuqe, teksa nuk i kanë kursyer aspak thumbimet. “Të shkundim edhe njëherë ata që e mbajnë veshur sepse kanë harruar që luajnë për Legjendën”, shkruhet veç të tjerash në postimi i ultrasve.

POSTIMI I PLOTË  ULTRAS GUERRILS:

Të dielën të gjithë drejt Laçit! Partizani luan transfertën e radhës në një moment shumë delikat ku duhet mbështetje nga tifozëria e kuqe.

Drejt Laçit për fanellën tonë! Të shkundim edhe njëherë ata që e mbajnë veshur sepse kanë harruar që luajnë për Legjendën!

Laçi-PARTIZANI
Të dielën, ora 14:00

Të duam pa kushte!

Ultras Guerrils

Related posts

TIFOZËT E MILANIT “TËRBOHEN” ME EKIPIN/ Shikoni çfarë bëjnë “Kuqezinjtë” në dhomat e zhveshjeve (FOTO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Klubi i Premier League arrin akordin me Inter-in për “Demin” Lautaro

Delo.autor

PANUCCI-NISHANI/ Çudia shqiptare bëhet lajm edhe nga “Washington Post”

Isa.Autor

Leave a Comment