Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Sebastian Vettel: Nëse nuk kemi makinë të shpejtë, do të jetë një dështim

“Makinën e re nuk e kam provuar ende në pistë, por kam hipur në të për të provuar sediljen e re. Shpresoj që të jetë e shpejtë në pistë”, u shpreh Sebastian Vettel, në një intervistë për RAI. Piloti gjerman ende nuk ka fituar asnjë titull me “kokëkuqen” dhe shpreson që këtë vit të thyejë tabunë, duke ndalur edhe dominimin e Mercedes dhe Hamilton.

“Idhulli im ka qenë Michael Schumacher, ai që dikur pilotonte dhe fitonte me Ferrarin. Dua që të ndjek rrugën e tij, të fitoj të paktën një titull me Ferrarin. Por uroj që makina të cilën do të pilotojmë unë dhe Charles të jetë e shpejtë dhe të na japë mundësinë të duelojmë për titull. Në të kundërt do të ishte një dështim, një vendnumëro. Unë besoj te skuadra”, tha Vettel.

Related posts

Tifozët e United i hedhin shishe birre afër këmbëve/ Shihni çfarë bën Di Maria (VIDEO)

Delo.autor

PAS GAFËS/ Hugo Lloris dëmtohet rëndë duke thyer krahun. Largohet me barelë (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ U transferua si lojtar i lirë te MILANI, por pritet të përfundojë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment