Sport Të tjera

TURNEU I SKOCISË/ Atleti 20-vjeçar suedez fluturon 6.18 metra dhe vendos rekord botëror

Harrojeni Sergey Bubka. Idhulli i ri në garën e kërcimit me shkop është suedezi Armand Duplantis. Në një turne të sallave të mbyllura të zhvilluara në Glasgou të Skocisë, atleti 20-vjeçar vendosi rekord të ri botëror, duke kërcyer 6.18 metra. Ai përmirësoi me 1 centimetër rekordin 6.17 metra që kishte vendosur vetë një javë më parë, në Poloni.

Pra, brenda një jave, atleti suedez arrin të bëjë mrekullinë në garën e kërcimit me shkop, duke “fluturuar” në ajër. Për 7 ditë ai përmirësoi me 2 centimetra rekordin e francezit Renaud Lavillenie (6.16 metra), rekord që ishte vendosur në vitin 2014. Sipas specialistëve ai ka mundësi që të kërcejë deri në 6.25 metra në të ardhmen.

Related posts

E BUJSHME/ 75 milionë euroshi thyen paktin me Barcelonën, ja me çfarë e joshi PSG-ja

Delo.autor

INTERISTI/ Juventus nuk e fiton Champions as me CR7, ky është viti i ekipit anglez

Isa.Autor

Gjuaji topit, jo kokën “djali i karatesë” merr dënimin shembullor (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment