Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Tremben drejtuesit ndërkombëtar: Nuk kemi “plan B”, Olimpiada një dilemë

Drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” u shprehën se nuk ka asnjë “plan B” për të shpëtuar këtë event në rast se coronavirus do të vazhdojë të përparojë me këto ritme. Virusi që për momentin ka një impakt shumë të madh në Kinë, mund të pengojë zhvillimin normal të Olimpiadës që nis poas 5 muajsh në Japoni.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë na ka bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik apo arsye që ne të anullojmë Lojërat Olimpike. Unë jam 100% i bindur se Olimpiada do të zhvillohet sipas planifikimit”, tha John Coates, shefi i misionit të IOC në Tokio. Ai ka inspektuar të gjitha vendet ku do të zhvillohet kjo Olimpiadë, duke thënë se për momentin nuk ka vend për panik.

Gjithsesi, 1400 viktimat e deritanishme nga coronavirus mund të kenë impakt negativ në rast se gjendja përkeqësohet. “Ne e monitorojmë çdo ditë situatën. Unë nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë pas disa muajsh, por të gjithë e dimë se po bëhet maksimumi që ky virus të ndalet. Ne nuk kemi një “plan B” për Olimpiadën, ndaj do të vazhdojmë në rrugën e nisur”, tha Coates.

Related posts

REAL MADRID-ALAVES/ Pas 11 minutash lojë, Benzema shënon me “bekimin” e Ramos (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions: Barcelona dhe Interi “përplasin brirët” në “Camp Nou”. Ja rezultatet dhe golat e të gjitha sfidave

Delo.autor

LOJËRAT DIMËRORE/ Kosova me dy sportistë drejt Olimpiadës “Pekini 2022”

Delo.autor

Leave a Comment