Futboll Premier League Sport

NIS “LUFTËN” ME UEFAN/ Manchester City merr avokatin që bllokoi Brexit, ja sa e paguan

Mançester Siti ka filluar nga puna për të nisur luftën me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pas pezullimit me dy vite nga kompeticionet europiane.

“Mirror” ka zbuluar se kampionët e Anglisë, të shpallur fajtorë për shkeljen e rregullave të “Fair Playt Financiar” nga viti 2012-2016, kanë punësuar një prej avokatëve më të mirë në Britani, Dejvid Penik.

Fatura e njeriut që do të ndjekë betejën gjyqësore me UEFA-n në KAS është 20 mijë paund në ditë, ndërsa 63-vjeçari është avokati që bllokoi dy herët e fundit daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian nën qeverisjen e kryeministrit Boris Xhonson dhe ish-kryeministres Tereza Mej.

Related posts

“DO T’JU THYEJMË KËMBËT”/ Çfarë ndodhi pas kualifikimit të Laçit në Rumani

Delo.autor

Manchester United shfaq interes për, sulmuesin e West Ham

Sadik.Autor

MBYLLI KËMBËT BURRA/ Kante thyen “ligjet e shkencës” me këtë gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment