Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Koronavirusi “infekton” edhe Ferrarin, “kokëkuqja” merr masën ekstreme

Coronavirus tashmë është kthyer në një panik në Itali, aq sa skuadra Ferrari ka vendosur të mbyllë dyert e saj. Skuadra nga Maranello ka marrë masa ekstreme për të parandaluar që kjo sëmundje të prekë punonjësit e saj. Është vendosur që Ferrari të pezullojë pa afat të gjitha vizitat në fabrikë dhe dy muzetë e saj, në Maranello dhe Modena.

Nga kjo masë pritet të preket edhe pjesë e personelit që udhëton me skuadrën në pistat e ndryshme në botë. Ferrari po mendon që disa inxhinierë të mos udhëtojnë me skuadrën, por ta kryejnë punën e tyre direkt nga fabrika. Këtë javë do të vazhdojnë testet në Montmelo, ndërsa gara e parë zhvillohet në Melburn më 15 mars.

Në fabrikë do të punohet kështu me dyer të mbyllura për të ndërtuar një Ferrari të shpejtë dhe konkurrues këtë sezon të Formula 1, pas zhgënjimit në sesionin e parë të testeve, ku makina italiane u paraqit dobët. Situata monitorohet me kujdes dhe nuk do të lejohet të hyjnë në fabrikë as punonjësit që së fundi kanë qenë në zonat e prekura nga coronavirus.

Related posts

RRËNQETHËSE/ TIFOZI I VERBËR: Shikoni momentin PREKËS ku shoku i përshkruan golin e SALAH, ai e KAP në… (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Aubamejang drejt rikthimit në Premier Ligë te rivalët e Arsenalit

F.autor

KLUBI ANGLEZ ZYRTARIZON “DIVORCIN ME REI MANAJ/ Sulmuesi i Kombëtares mbetet pa ekip

F.autor

Leave a Comment