Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Tek Mercedes kanë frikë, Bottas: Ferrari po “fsheh” potencialin gjatë testeve

Në pistën e Montmelo do të rinisin sot testet dimërore në Formula 1. Këto janë testet e fundit para fillimit të garës së parë sezonale, që nis më 15 mars në Melburn (Australi).

Testet e para treguan një dominim të Mercedes, ndërsa Ferrari ishte gati 7-8 të dhjetat më i avashtë. Te makina gjermane shprehen se testet nuk tregojnë forcën reale të “kokëkuqes” dhe i tremben faktit se makina italiane është fshehur, duke mos treguar gjithë potencialin.

“Nuk besojmë se kjo është forca reale e Ferrarit. Në testet dimërore më së shumti fokusohemi te besueshmëria e motorit dhe jo te shpejtësia, ndaj mendojmë se Ferrari ka fshehur një pjesë të potencialit të saj. Gjithsesi, ne fokusohemi te puna jonë dhe te ndërtojmë një Mercedes sa më të shpejtë”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Befason Honda, LOJTAR në Australi dhe TRAJNER në Azi

Isa.Autor

SULMON SËRISH “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Ministri italian i sportit: Ai ndihet mbi gjithçka…

Delo.autor

ARSENAL-TOTTENHAM/ Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet në Derbin e Lodrës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment