Boks Sport

E BUJSHME/ Wilder me mesazh të fortë, do të ketë triologji me Furyn!

Boksieri Deontay Wilder ka folur për herë të parë në një video pas humbjes me Tuson Furyn. Ai ka deklaruar se do të ketë një ndeshje të tretë mes tyre. “Përshëndetje njerëzit e mi, skuadra ime, të gjithë njerëzit që më duan rreth botës. Dua të ju bëj me dije se jam këtu. Kampioni juaj është këtu dhe nuk ka shkuar askund. Lufta vetëm sa ka filluar. Do të shkëlqej sërish. Jam i fortë, jam mbret dhe ju nuk mund të më merrni krenarinë time.

“Jam luftëtar dhe një mbret nuk dorëzohet kurrë. Jam një mbret që do të luftoj deri në vdekje. Nëse dikush nuk e kupton, ata nuk e kuptojnë si është të shkosh në luftë, nuk e kuptojnë si është të luftosh dhe të shkëlqesh sërish. Do të marr titujt e mi sërish. Do të kthehem dhe me duart lart. Ne do të driçojmë si një hiri i një feniksi dhe do të marrë titujt e mi. Do të shihemi në muajt e ardhshëm, lufta sapo ka filluar”.

Në fakt, skuadra e Wilder duket se ka vendosur në funksion klauzolën për të riluajtur ndeshjen e tretë mes tyre. Fury dhe Wilder do të duelojnë me shumë mundësi sërish në korrik të këtij viti.

Related posts

E FUNDIT/ MILANI ëndërron Milinkoviç-SAVIC, BONAVENTURA pjesë e planit

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Liverpool dhe Real Madrid gati të sfidohen për talentin e Ligue 1…

Delo.autor

ZBULON MBI GJENDJEN E SCHUMACHER/ Zhan Tod jep lajmin e gëzueshëm: Garën e Formula 1… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment