Formula 1 Të tjera

F1/ Red Bull “parakalon” Mercedes dhe Ferrari që në shkurt (VIDEO)

Makina e re Red Bull Racing që do të garojë në sezonin 2018 të Formula 1 do të quhet RB14 dhe do të prezantohet më datën 19 shkurt, tri ditë para prezantimit të dy makinave të tjera rivale, Mercedes dhe Ferrari (më datën 22 shkurt). Njëvendëshja austriake do të jetë skuadra e dytë që do të prezantohet për fansat, ndërkohë që më datën 15 shkurt do të prezantohet e para makina Williams.

Drejtuesit e Red Bull kanë konfirmuar këtë datë përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku më datën 19 shkurt do të jenë dy pilotët Daniel Ricciardo e Max Verstappen që do të zbulojnë njëvendëshen e re. Më datën 20 do të prezantohen makinat Sauber e Renault, më 23 makina McLaren dghe më 26 shkurt makina Toro Rosso. Testet e para sezonale do të nisin më 26 shkurt, në pistën e Montmelo.

Related posts

Formula 1/ Ferrari nuk po bën paraqitje të mirë, por ka optimizëm

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Apelimi i Ferrarit hidhet poshtë, fitorja në Kanada i takon Hamilton

Delo.autor

BASKETBOLL/ Viti 2021 rekord aktivitetesh: Festojnë Flamurtari e Partizani, Teuta merr të gjithë “tortën” te meshkujt

Delo.autor

Leave a Comment