Futboll Sport

KËRKON TË RIKTHEHET NË FUTBOLL/ Gjykata Europiane jep verdiktin për Michel Platininë

Ish-presidenti i UEFA-s në vitet 2007-2015 Michel Platini humbi apelimin në Gjykatën Europiane të Të Drejtave të Njeriut për heqjen e përjashtimit për 4 vite nga aktivitetet futbollistike.
Trupa gjykuese prej 7 anëtarësh votoi unanimisht kundër kërkesës së ish-kapitenit të Francës.
Platini akuzohet se ka përfituar 2 milionë $ nga ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater për ta zëvendësuar këtë të fundit në postin e qeverisë së futbollit botëror në vitin 2015.

Për shkak të akuzave dhe hetimeve, Blater dhe Platini dhanë dorëheqjen. Ish-ylli i Juventusit në vitet ’80 ka humbur betejën ligjore për të hequr dënimin në 5 shkallë të gjyqësorit.

blater platiniAi është gjobitur me 62.800 $ për dëmet që i ka shkaktuar futbollit.

Related posts

PRITET TË FTOHET NGA SYLVINHO/ Seferi “pushton” Turqinë

F.autor

“EURO 2020″/ Bomberi Lukaku “fal” Italinë, shpërdoron rastin e artë. Spinacola bën heroin (VIDEO)

Delo.autor

Presidenti i Federatës së Futbollit Palestinez kërcënoi Messin, FIFA merr vendimin drastik ndaj tij…

Sadik.Autor

Leave a Comment