Futboll Ligue 1 Sport

TIFOZËT “PUSHTOJNË” FUSHËN/ Festa e “çmendur” e finales së klubit francez pas 38 vitesh (FOTO+VIDEO)

Saint-Etienne mposhti Rennes (2-1) dhe u kualifikua në finalen e Kupës Franceze, 38 vite më vonë. Ia vlen ta shijoni mënyrën e festës unike të triumfuesve, teksa tifozët pushtuan fushën e blertë, ndërsa koret buçusnin për t’u dëgjuar në krejt qytetin. Një sukses i tillë i Saint-Etienne nuk ndodhte që prej vitit 1982. Ekipi vendas siguroi finalen falë golave të Kolodziejczak dhe Boudebouz.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, tifozët mësynë tapetin e blertë. Kujtojmë se Saint-Etienne është vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga Ligue 1. Në vitin 1982, ekipi francez në fjalë e humbi finale ndaj PSG. Të dyja palët skuadrat do të takohen përsëri në finalen e këtij viti të Kupës Franceze, pasi PSG mposhti Olympique Lyonn 5-1, të mërkurën, në gjysmëfinalen tjetër.

Related posts

“NE DO TË LUAJMË PËR CHRISTIAN”/ Ishte engjëlli i tij mbrojtës, kapiteni Kjaer prek me mesazhin për Eriksen

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Hoxha titullar te Partizani, Shehi bën një ndryshim në sulm

Isa.Autor

“ISHTE NJË DASMË HORROR”/ Dadoja tregon të pathënat për Wanda Narën: Më detyroi të…

Delo.autor

Leave a Comment