Champions League UEFA

“Messi nuk mund të ndalet”, Morata paralajmëron mbrojtjen e Chelsea

Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, ka paralajmëruar shokët e tij të skuadrës se Lionel Messi do të jetë i pandalshëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Barcelonës. “Blues” do të përballen me pesë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe skuadrën katalanase në ndeshjen e parë të raundit 1/8 finale, me shpresën e marrjes së një rezultati shpresëdhënës për kthimin në “Stamford Bridge”, më 20 shkurt.

Megjithëse Messi ka disa kujtime të këqija të udhëtimeve në transferta me Chelsea, pasi ka humbur një penallti kundër tij, në gjysmëfinale të vitit 2012, që pa skuadrën e Premier League të përparojë në finale, me një fitore prej 3-2. Messi mund të ketë mbetur i shkatërruar nga ai incident, por Morata ka paralajmëruar skuadrën e Antonio Contes se ikona argjentinase është shumë e rrezikshme, ndaj duhen marrë mirë masat për të.

“Messi nuk mund të ndalet, – tha ish-sulmuesi i Real Madridit për “Movistar +”. – Nëse duhet të marrim një rezultat të mirë në “Camp Nou”, ne duhet të luajmë një lojë mbrojtëse, me sa më pak hapësira dhe të përpiqemi t’i shqetësojmë katalanasit sa më shumë që të jetë e mundur”.

 Sulmuesi spanjolli nuk është i vetmi yll i Chelsea, që ka bërë lavde për Messin kohët e fundit. Eden Hazard ngulmoi kohët e fundit se 30-vjeçari argjentinas nuk është nga kjo botë dhe kërkoi nga “Blues” që të jenë të kujdesshëm ndaj katalanasve. Messi ka shënuar tashmë 27 gola në 36 ndeshje, në të gjitha garat, këtë sezon, dhe është golashënuesi më i mirë në La Liga, me 20 gola, por ka shënuar vetëm 3 herë në 6 paraqitjet e Ligës së Kampionëve, po këtë sezon.

Related posts

Bayern Munich: Rodriguez: Kemi një super ekip dhe jemi favoritë në Champions

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Nis faza e grupeve, ja ndeshjet e forta (FOTO)

Delo.autor

Champions League/ Gol surprizë në sfidën Manchester City-Basel

Q.Autor

Leave a Comment