Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, ja vendimi për ndeshjet miqësore të Kombëtares

Koronavirusi ka shkaktuar kaos në pjesën më të madhe të vendeve, teksa ditën e djeshme u konfirmuan edhe 2 raste zyrtare në Shqipëri. Kombëtarja e Shqipërisë kishte programuar dy miqësore për t’i zhvilluar në fundin e këtij muaji, përkatësisht ndaj San Marinos dhe Sllovenisë.

Ndërkohë së fundmi mësohet se është anuluar miqësorja ndaj San Marinos, teksa drejt anulimit është dhe ndeshja me Sloveninë. Stafi drejtues italian nuk mund të lëvizë nga Italia ndërkohë që edhe lojtarët e kanë të pamundur lëvizjen e lirshme.

Ndeshjet ishin programuar të luheshin në fund të muajit në Itali, pastaj u mendua dhe për në Tiranë, por asnjë nga alternativat nuk garanton siguri, ndaj është vendosur deri më tani që miqësorja me San Marinon të anulohet.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES “BIG”/ Ancelotti paralajmëron “Zonjën e Vjetër” dhe zbulon ku do ta mbyllë karrierën

Delo.autor

LËSHOJNË “TENTAKULAT” NË BUNDESLIGA/ Inter dhe Conte kërkojnë të “rrëmbejnë” yllin kroat…

Delo.autor

INTER-REAL MADRID/ “Zikaltërit” do të kërkojnë hakmarrjen ndaj “Galaktikëve” në San Siro (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment