Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MEMUASHAJ ME MASKË/ Skuadra e Inzaghit feston me tifozët imagjinarë (FOTO+VIDEO)

Klimë surreale, stadiumi “Vigorito” pa tifozë dhe Pescara që zbriti në fushë fillimisht me maska mbrojtësve, në momentin e përshëndetjes dhe xhiros së fushës, për t’i hequr më pas. Ishte vendim i klubit abrucez për të marrë këto masa mbrojtëse duke parë pandeminë që është përhapur në Itali dhe ka prekur rreth 10 mijë persona!

Benevento, megjithatë, fitoi me rezultatin 4-0 duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment ndeshjen, edhe pse pa lojtarin e “12”-të, pra tifozerinë.

Skuadra e Filippo Inzaghit vazhdon kështu marshin drejt ngjitjes në Serie A dhe diferenca me Crotonen e vendit të dytë tashmë ka shkuar në 20 pikë! Do të duhen edhe pak javë deri te zyrtarizimi i ngjitjes për në Serie A.

Kjo ishte fitorja e 16-të në 19 javët e fundit (vetëm 3 barazime). Memushaj luajti titullar te Pescara dhe, ashtu si të tjerët, edhe mesfushori i Shqipërisë mbajti maskën, bashkë me trajnerin Nicola Legrotaglie.

Në fund, gjest i bukur nga lojtarët e Beneventos, që festuan duke shkuar te tribuna bosh e stadiumit “Vigorito”, aty ku zakonishtë qëndrojnë tifozët ultras…

Related posts

TË FRIKSHËM/ Ky do të jetë SUPER formacioni i INTERIT përballë Barcelonës (FOTO)

Isa.Autor

PLATINI SËRISH NË TELASHE/ Prokuroria zviceriane e akuzon për tre shkelje

Delo.autor

Lamtumira e Pirlos, finalja Juventus-Milan dhe befasia… Gattuso

Sadik.Autor

Leave a Comment