Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Drejtori sportiv i Ferrarit: Nuk kemi asnjë shans të fitojmë garën e Australisë

Ferrari ka mbërritur në Australi, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e parë sezonale në Formula 1. Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes” është pesimist për këtë debutim sezonal.

Ai shprehet se Ferrari nuk është aq i shpejtë sa të fitojë në pistën e Melburn: “Nuk besoj se do të jemi në gjendje të fitojmë në Australi”.

“Natyrisht që çdo makinë ka problemet e saj, disa të rikuperueshme disa jo. Disa kanë të bëjnë me besueshmërinë, disa me gomat, disa shpejtësinë etj. Ndaj, në një garë gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Binotto.

“Gjithsesi, nuk jemi aq të shpejtë për të dueluar për fitoren. Nuk fshihemi pas gishtit, ky është realiteti. Vetëm pas 3 garave të para do të bëjmë një analizë të gjendjes”, tha Binotto.

Related posts

NË AVION DHE NË DHOMAT E ZHVESHJES/ Festime e “çmendura” të ekipeve! (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Publikohet lista e Kombëtares, ja të gjithë të grumbulluarit, ja surprizat (FOTO)

Isa.Autor

LOW ZBULON LISTËN E GJERMANISË/ 2 mungesa të mëdha në grumbullim, ja emrat e rinj në mbrojtje

Delo.autor

Leave a Comment