Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Mungon zyrtarizimi. Spanja dhe Franca drejt vendimit drastik mbi finalet e Kupave!

Duhet vetëm zyrtarizimi, por sipas “Le Parisien”, finalja e Kupës së Francës, e parashikuar më 4 prill mes PSG dhe Lyon, do të shtyhet në sajë të momentit të vështirë mbi koronavirusin dhe përhapjen e tij. Ishte biseduar për të luajtur me dyer të mbyllura duke iu përmbajtur dispozitave të qeverisë franceze që ndalonte manifesimet me mbi 1000 spektatorë. Por, ndeshja mbetet për t’u rikontrolluar në kalendar.

Jo vetëm finalja e Kupës së Francës, por edhe Kupës së Spanjës, që duhet të luhet më 18 prill në Sevilja mes Athletic Bilbao dhe Real Sociedad, mund të shtyhet. Pritet një vendim i fundit, teksa aktualisht është dhënë të luhet, por pa tifozë.

Related posts

BARCELONA-ARSENAL/ “Pistolero” Suarez nuk fal, mposht “Topçinjtë”. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E MESSIT NË AJËR/ Nuk ka vend për… kontratën

Delo.autor

PEP GUARDIOLA SHOFER I KEQ/ E pabesueshme sa shumë makina ka përplasur

F.autor

Leave a Comment